Buja që bëri futja e Gjestit në “BBVA” dhe vëmendja e pohimi që ai mori janë krahasuar me atë të Luiz Ejllit, i cili u kthye në fenomen në edicionin e dytë të këtij formati.
Situata është komentuar edhe në “Fun Club”, ku prezent ishte dhe Ronaldo Sharka, i cili dha një deklaratë që shkaktoi shumë reagime.
“Luizi me Gjestin, si të krahasosh gjyshin me nipin. Luizi ka përfaqësuar një mashkull tipik shqiptar, 40-vjeç, që rri te lokalet e lagjes, komenton, bullizon çdo lloj njeriu që del përpara”, tha Sharka.
Nuk vonoi shumë as reagimi i Luizit. Ky i fundit zgjodhi të publikonte një pjesë të këngës të krijuar nga ish-banorët e “BBVA”, ku mes rreshtave, këndon edhe Ronaldo , shoqëruar dhe me një ikonë fluture.
Marrëdhënia mes tyre si brenda dhe jashtë shtëpisë ka qenë e trazuar dhe kjo nuk është hera e parë që përfshihen në një “sherr virtual”.