Në oborrin e shtëpisë, Gjesti dhe Jozi ishin në mes të një debati të ngrohtë, por që shumë shpejt u kthye në një situatë plot të qeshura.
E pranishme ishte edhe Gerta, e cila, duke parë situatën, nuk mund të ndalonte së qeshuri.
Debati i filloi kur Gjesti komentoi për dukjen e Jozi, duke thënë se ai vishet mirë, por qëndrimi i tij nuk është në rregull.
Ai e imitoi duke hapur krahët, duke e bërë të qeshur Gertën.
Jozi, nga ana tjetër, e kundërshtoi, duke thënë se Gjesti po shtiret dhe se ai kishte lyer flokët e tij të bardha.
Momenti kulmor erdhi kur Gjesti i afrohet dhe vëren se Jozi ka hequr vetullat.
Ky zbulim shkaktoi një shpërthim të qeshurash nga të gjithë, pasi Jozi mbeti pa përgjigje për këtë detaj të papritur.