Divorci i Jennifer Lopez: Çfarë ndodhi me unazën e fejesës me diamant që i dhuroi Ben Affleck?

Mediale Vip

Divorci i Jennifer Lopez: Çfarë ndodhi me unazën e fejesës me diamant që i dhuroi Ben Affleck?

Më: 13 janar 2025 Në ora: 14:17
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck.

Ndërsa Jennifer Lopez i dha fund martesës së saj me Ben Affleck në gusht 2024, çifti finalizoi divorcin e tyre më 6 janar 2025 - dhe marrëveshja e sapopublikuar e divorcit i jep fund çdo spekulimi se çfarë do të bëjë aktorja dhe këngëtarja me unazën e fejesës me vlerë prej 1 milion dollarësh.

Sipas dokumenteve të gjykatës të marra nga “People”, Ben Affleck nuk do të rimarrë asgjë nga ato që i ka dhuruar këngëtares.

“Të gjitha veshjet, bizhuteritë dhe sendet e ndryshme personale të Lopez do të lihen në posedim, kujdestari ose kontroll të saj."

Ish -çifti nënshkroi marrëveshjen financiare falë ndërhyrjes së avokates më të famshme të divorcit të “Hollyëood”, Laura Ëasser, ndaj dyshja nuk do t'i ndajnë fitimet 50/50, por secili ruan atë që i takon.

Por çfarë do të ndodhë me unazën e saj të fejesës?

Jennifer Lopez pas divorcit po shton zyrtarisht bizhuterinë prej tetë karatësh e gjysmë në koleksionin e saj të unazave të fejesës – që do të thotë se ajo tani ka dy unaza nga i njëjti ish në kutinë e saj të bizhuterive.

Ben Affleck fillimisht i propozoi aktores dhe këngëtares në vitin 2002 me një diamant rozë prej gjashtë karatësh me vlerë rreth 2.5 milionë dollarë. Kur dyshja u nda një ditë para martesës së tyre të planifikuar në 2004, ylli i pop-it e mbajti unazën.

Jennifer Lopez është propozuar gjashtë herë nga pesë partnerë të ndryshëm, thuhet se ka mbajtur secilën nga unazat që ka marrë, edhe pas ndarjes, sipas “Daily Mail”. Këto bizhuteri të shtrenjta përfshijnë ato që i janë dhënë nga Alex Rodriguez, Marc Anthony dhe Ojani Noa.

Duke pasur parasysh këtë fakt, ka kuptim që ajo do të shtonte unazën e fundit nga ish-bashkëshorti i saj në koleksionin e saj të shtrenjtë, veçanërisht pasi çifti nuk kishte një marrëveshje paramartesore. Ben Affleck i propozoi Jennifer Lopez-it për herë të dytë më 8 prill 2022, pasi dyshja e famshme “ringjallën” lidhjen e tyre në pranverën e vitit 2021. Këtë herë, Affleck i propozoi me një unazë që vlerësohet të jetë 5.6 milionë dollarë.

Koleksioni i plotë i diamanteve të Jennifer Lopez nga marrëdhëniet e saj të mëparshme vlerësohet të jetë mbi 17 milionë dollarë. Megjithatë, ndërsa Affleck është i vetmi që i propozoi Lopez-it dy herë gjatë viteve - me dy unaza të ndryshme shumë milionë dollarësh - unaza më e shtrenjtë e yllit të pop-it vjen nga babai i fëmijëve të saj, ish-bashkëshorti Marc Anthony. Balerini i me një diamant blu tetë karatësh. Kjo unazë aktualisht vlerësohet të jetë 6.5 milionë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat