Gjesti-Rozanës: S’e kam besuar që ishe kaq e fortë, më pëlqen…

Mediale Vip

Gjesti-Rozanës: S’e kam besuar që ishe kaq e fortë, më pëlqen…

Më: 13 janar 2025 Në ora: 19:29
Gjesti

Gjesti, Rozana, Livia dhe Bernardi kanë patur një bisedë të qetë me njëri-tjetrin teksa ndodhin brenda në sauna. Në një moment këngëtarja i thotë Gjestit që të bëjë diçka, por jo sot pasi është pushim.

Gjesti i kthehet se ka pasur për t’i thënë diçka që mbrëmë, por do t’ia thotë kur ajo të dojë.

Më pas këngëtari i drejtohet Rozanës duke i thënë ‘se e pëlqen pasi është njeri i shkathët’. Gjithashtu ai mendon se nëse banorja kapet më një burrë, ajo e ‘mbyt, e rreh’.

Pjesë nga biseda:

Gjesti: Më lindi diçka Rozi

Rozana: Hë nxirre

Gjesti: Pasha familjen

Rozana: Jo sot se e kam pushim thashë

Gjesti: Hajt se edhe mbrëmë kam dashur me të treguar diçka. Sonte, se mbrëmë më ka ikur komplet. Vetëm të tregoj një gjë, kur të jesh ti, ok. Qysh të jetë me disponimin. Është pushim tani u krye çdo gjë, nuk pengohet. Nuk kam ça ti bëj unë

Rozana: O vllai unë po dua të bëj një gjë, po nuk dua të flas fare, ata flasin, unë nuk flas, ti kupi krejt?

Gjesti: Edhe ti nuk po rri rehat Rozi, nuk je e urtë jo, këtu ua ke shti fitilin. Këta s’po bëjnë asgjë.

Rozana: Po ça ju kam bërë?

Gjesti: Kur kam hyrë në fillim kam parë, me gisht herë njërit, herë tjetrit (tregon gishtin tregues). Më ka lujt krejt. Është e shkathët, më pëlqen Rozi. Mua më pëlqejnë njerëzit e shkathët.

Rozana: O ça padrejtësish më janë bërë këtu

Gjesti: Kur të shohin njeriun e shkathët këtu po tremben. Hej Zoti i madh, seriozisht Rozi. Kuku Rozi që je kaq femër e fortë nuk e kam besuar, seriozisht po them. Jo vetëm femër e fortë në lojë, e kam një bindje të madhe se ti po u kape me një burrë e mbyt, e rreh. Mos mujt asgjë me i bërë, e kap në vesh. Sipas parashikimeve të mia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat