Dy vjet nga vdekja e vajzës së saj, mesazhi prekës i Priscilla Presley

Mediale Vip

Dy vjet nga vdekja e vajzës së saj, mesazhi prekës i Priscilla Presley

Më: 13 janar 2025 Në ora: 20:11
Priscilla Presley, Lisa Marie

Dy vjet pas vdekjes së Lisa Marie Presley, nëna e saj, Priscilla shkroi në rrjetet sociale se sa shumë i mungon. Vajza e saj ndërroi jetë në janar të vitit 2023, nga një atak në zemër në moshën 53-vjeçare dhe u varros në Graceland pranë djalit të saj, Benjaminit i cili kreu vetëvrasje në vitin 2020.

Në një postim që bëri në llogarinë personale në Instagram, Priscilla Presley publikoi një foto e Lisa Marie, duke e shoqëruar publikimin e saj me një dedikim.

Në të ajo ka përmendur se i mungon shumë vajza e saj, ndërsa dëshiron që ta përqafojë sërish dhe ta shohë buzëqeshjen e saj. Së fundi, ajo ka theksuar se nuk është e vetmja që i mungon, pasi “të gjithë e mbajnë në zemër”.

Më konkretisht, në mbishkrimin shoqërues të postimit të saj, Priscilla Presley ka shkruar: “Më mungon më shumë se sa mund të shprehin fjalët. Do të doja të të përqafoja, të flisja me ty, të shihja buzëqeshjen tënde edhe një herë. Do të doja të shihje se sa shumë je ende i dashur, sa shumë na mungon të gjithë ne që të mbajmë në zemrat tona’, shkruan Priscilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat