Jude Law do të luajë rolin e Putinit në filmin ‘Magjistari i Kremlinit’

Mediale Vip

Jude Law do të luajë rolin e Putinit në filmin ‘Magjistari i Kremlinit’

Më: 13 janar 2025 Në ora: 20:57
Jude Law, Vladimir Putini

Aktori britanik,Jude Law, do të luajë Vladimir Putinin në filmin e ri të ‘Magjistari i Kremlinit’, prodhimin e Olivier Assayas, zbuloi ai në një intervistë me Deadline.

Projekti do të bazohet në karriera politike e Vladimir Putinit.

“Këtë e them me hezitim sepse ende nuk kam filluar ta punoj. Dua të them, kam filluar, por tani për tani është si një Everest për t'u ngjitur, kështu që unë jam në fund dhe po shikoj lart dhe jam si, ‘O Zot, çfarë thashë?’  tha Law.

"Kështu ndihem zakonisht kur them po.’Unë mendoj, ‘si do ta bëj këtë?’. Por sido që të jetë, kjo është çështja ime për të zgjidhur”, shtoi ai.

Atij do t'i bashkohen në "Magjistari i Kremlinit" nga rregjisori Paul Deino aktorët si Alicia Vikander, Zach Galifianakis dhe Tom Sturridge.

Sipas Variety, prodhimi i ri i filmit, i cili u shpall në ‘Festivalin e Filmit’, do të bazohet në bestsellerin me të njëjtin emër të shkruar nga Giuliano da Eboli dhe botuar në vitin 2022 në Francë, dy muaj pas fillimit të Luftës në Ukrainë.

Skenari, i shkruar nga krijuesi francez me Emmanuel Carrère, është vendosur në fillim të viteve 1990, pas rënies së BRSS, dhe ndjek një regjisor të ri (Deino) i cili në film bëhet  papritur një këshilltar i Putinit ndërsa ai ngrihet në pushtet në post- Rusinë Sovjetike.

"Punon në zemër të pushtetit rus, ngatërron të vërtetën me gënjeshtrën, lajmet me propagandën, duke vënë në skenë të gjithë shoqërinë si një reality show i madh." producenti dhe regjisori televiziv, Vadim Baranov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat