U akuzua për shpërdorim të ujit i cili do të ishte përdorur për shtëpitë e djegura në Los Angeles! Ja sa ishte vlera e gjobës me të cilën u përball Kim Kardashian

Mediale Vip

U akuzua për shpërdorim të ujit i cili do të ishte përdorur për shtëpitë e djegura në Los Angeles! Ja sa ishte vlera e gjobës me të cilën u përball Kim Kardashian

Më: 13 janar 2025 Në ora: 22:43
Kim Kardashian

Kim Kardashian dhe disa yje të tjerë të Holliëudit janë akuzuar së fundmi për shpërdorim të burimeve jetike të ujit që mund të ishin përdorur për të shpëtuar shtëpitë e djegura në Los Angeles, nga zjarri i cili dëri më tani ka shkaktuar dëme kolosale përfshirë dhe 24 viktima.

Masat e rrepta të ruajtjes së ujit janë zbatuar që nga viti 2022, me banorët e “zakonshëm” të kufizuar të ujitin kopshtet e tyre dy herë në javë për tetë minuta në të njëjtën kohë, shkruan Mail on Sunday.

Kardashian, e cila jeton në një shtëpi prej 60 milionë dollarësh në The Oaks, një komunitet ekskluziv i mbyllur pranë epiqendrës së një prej zjarreve të kësaj jave, u gjobit nga autoritetet e qytetit atë vit për përdorimin e 232,000 gallonave ujë më shumë se sa asaj i takon.

Të tjerë të famshëm, përfshirë Sylvester Stallone dhe komedianin Kevin Hart, u gjobitën gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat