Pas ndarjes nga Wanda Nara, futbollisti Mauro Icardi ka shprehur dashurinë e tij për China Suarez, në rrjetet e tij sociale, me të cilën disa kohë më parë tradhtoi modelen dhe që kjo e fundit e fali.
“Thonë se historitë më të mira fillojnë atëherë kur nuk i pret,” shkruan futbollisti duke e shoqëruar tekstin e tij me disa foto duke përqafuar dhe puthur modelen.
Pak orë më parë ai i ishte përgjigjur me një postim shumë të gjatë të gjitha akuzave të ish-bashkëshortes së tij Wanda dhe zyrtarizimit të historisë me China teksa shkruante:
“Vajzat e mia e kanë ditur gjithmonë që Eugenia ishte La China. Në fakt, ato e kërkonin në YouTube dhe Spotify për të dëgjuar këngët e saj, për të cilat u bënë fansa dhe unë kam prova për këtë.”
Mauro Icardi dhe China Suarez kanë pozuar të përqafuar në parkun e vilës së futbollistit në Argjentinë. Ky postim vjen si shenjë se historia e Icardit me Wanda Narën tashmë është e mbyllur.
“Telenovela” Wanda Nara dhe Mauro Icardi, nisi kur modelja akuzoi publikisht futbollistin për tradhti me shoqen e saj, duke bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruante se ‘’Ikardi shkatërroi familjen për një k****’’.
Më vonë u raportua se ajo kishte paguar një detektiv privat për të përgjuar sulmuesin e PSG-së, madje i hakëroi edhe telefonin për t’i zbuluar se me kë fliste.
Nga hakërimi i telefonit të Ikardit, është zbuluar një bisedë mes sulmuesit dhe aktores Çina Suarez. Sipas medias argjentinase, aktorja i shkruante sulmuesit në “Telegram” për t’u takuar në një vend që nuk e njihte askush, në një diskotekë.
Me Wanda Narën, Icardi ndan tre vajza të cilat janë Franceska dhe Isabella e ndërsa China Suarez është nëna e Magnolia dhe Amancio, të cilët kanë lindur nga roamnca e saj me aktorin Benjamín Vicuña.