Pas një pauze katërvjeçare, Justin Bieber, po mendon të rikthehet në skenën muzikore.
Sipas Daily Mail, rikthimi është planifikuar për këtë vit.
Ai tregon se këngëtari është i motivuar dhe plot energji për të vazhduar karrierën e tij sepse albumi i tij i fundit “Justice” doli në vitin 2021.
Gjithashtu, burimi shtoi se Bieber ka nevojë për para.
“Ylli kanadez i popit ka nevojë për para dhe dëshiron të punojë”, tha një burim.
Në gusht të vitit të kaluar, ai dhe gruaja e tij Hailey Bieber mirëpritën fëmijën e tyre të parë – djalin Jack Blues, dhe ai i detyrohej agjencisë organizuese të ngjarjeve AEG një turne që ai e anuloi në 2023.
Burimi ka treguar gjithashtu se përveç turneut të anuluar dhe fëmijës, këngëtari ka edhe një sërë shpenzimesh të tjera që e kanë rënduar vitet e fundit. Problemet financiare të Bieber vijnë pasi ai shiti të drejtat e katalogut të tij për 200 milionë dollarë në vitin 2023.
Rikthimi i tij në muzikë duhet të jetë me një ekip të ri, pasi ai u nda me menaxherin Scooter Braun. Menaxheri Braun njoftoi tërheqjen e tij nga menaxhimi i muzikës verën e kaluar, pasi kishte përfaqësuar yje si Bieber, Ariana Grande dhe Demi Lovato në të kaluarën.
Sipas informacioneve të fundit, Bieber tani përfaqësohet nga avokati Michael Rhodes, i cili në të kaluarën ka përfaqësuar personazhe të famshëm si Madonna dhe anëtarë të familjes Kardashian.
Lajmi për kthimin e Bieber në botën e muzikës vjen më shumë se katër muaj pasi muzikanti Mk.gee i tha The New York Times se ai shkroi dhe bëri këngë me Bieber.
Si për kujtesë, Justin Bieber anuloi “Justice World Tour” në fillim të vitit 2023 sepse u diagnostikua me sindromën Ramsay Hunt, e cila mund të çojë në paralizë të fytyrës.