Sonte (e hënë) një natë ndryshe po zhvillohet në shtëpinë më të madhe në vend.
Moderatorët Jehona Bajrami dhe Kron Sadiku janë futur brenda, gjersa po mbahet ‘Big Brother Today’.
E pyetja e tyre ishte se a lejohet që një grua të shkojë në klube të natës, kjo që krijoi situatë të tensionuar në shtëpi.
Ishte Driloni ai që ka përmendur shpesh moralin e një gruaje që shkon në një diskotekë, e që tha që këtë e bëri për t’i provokuar banorët.
“E kam bërë për të provokuar. Me Xhenetën, i kam thënë që edhe ne vetë shkojmë nëpër diskoteka. Ka pasur pjesë që e kam provokuar”, u shpreh ai.
Tutje theksoi: “Nuk do e kisha problem që gruaja ime në të ardhmen që të shkonte në diskotekë pa mua”.
Veç kësaj, në BBVK 2 po diskutohen edhe shumë gjëra të tjera.