Ju prezantojmë këngëtarin e ri Kevin Prendi

Mediale Vip

Ju prezantojmë këngëtarin e ri Kevin Prendi

Më: 14 janar 2025 Në ora: 14:43
Kevin Prendi

Ai ka lindur dhe jeton në Gjermani, por flet dhe këndon mjaft bukur në gjuhën shqipe. Po flasim për këngëtarin Kevin Prendi, i cili ka origjinë nga Gjakova dhe ka praktikuar muzikën që kur ishte fëmijë, madje edhe i është shkolluar. Kënga e tij e parë mban titullin "Vuaj", me tekst nga Kreshnik Avdiu, i cili u prit mjaft mirë, dhe gjithashtu superhiti i tij është kënga "Vajzë shqiptare", e shkruar nga drejtori dhe producenti i njohur Shkumbin Kryeziu.

Kevini duket se është ylli i familjes sa i përket muzikës, por edhe familja e tij, konkretisht dajat e babait të tij, kanë pasur lidhje me këndimin.

Mësojmë se këngëtari me zërin e veçantë bashkëpunon për këngët me Egzon Bajraliun, i cili e ka ndihmuar dhe orientuar shumë dhe nuk harron ta përmendë gjithmonë në shenjë falënderimi, si dhe me prodhuesit e njohur Labia, Baresha dhe Artfron Media, të cilët e kanë pritur mjaft mirë dhe i kanë hapur dyert si një artist të ri për të promovuar këngët e tij.

Kevini është ende në fillimet e tij, por duket se do të ketë një të ardhme të shkëlqyer në muzikë.

Ai ka filluar të marrë edhe ftesat e para për të kënduar në ngjarje të ndryshme. Projekti i tij më i ri është një cover dhe quhet "Kthema", realizuar nga Labia, dhe është pritur shumë mirë, ndërsa interpretimi i tij është mjaft i bukur. Kevini do të ketë edhe projekte të tjera të bukura gjatë këtij viti që sapo ka nisur dhe do të gëzojë publikun e tij të dashur. Ne ju ftojmë të dëgjoni projektin e tij më të ri muzikor në linkun më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat