Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Eduard Kuçi, ka zgjuar sërish interesin e publikut me një postim intrigues në rrjetet sociale.
Edi, i cili është i njohur për energjinë dhe karizmën e tij, ka kërkuar publikisht nga Big Brother VIP Albania (BBVA) t’ia dërgojnë ftesën për t’u bërë pjesë e këtij reality show-i.
Kjo kërkesë e tij ka ardhur pasi në shtëpinë e BBVA hyri Gjestjani, një tjetër ish-banor i BBVK. Me një deklaratë të guximshme, Edi ka shprehur bindjen se së bashku me Gjestin do të krijojnë një show spektakolar.

Sot, për të shtuar kuriozitetin, Eduardi ka publikuar një fotografi në Instagramin e tij, ku shkruhej: “Edi rrugës për BBVA”, shoqëruar me tri pika të mistershme. Ky veprim i tij ka ngjallur spekulime të shumta mes ndjekësve, duke ngritur pyetjen nëse Edi po përgatitet të hyjë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
A do të bëhet Edi pjesë e Big Brother VIP Albania? Përgjigjen për këtë mister pritet ta marrim së shpejti, ndërkohë që fansat e tij mbeten me sytë nga Instagrami për të kapur çdo lajm të ri.