Çifti i famshëm i jep fund martesës 10-vjeçare

Mediale Vip

Çifti i famshëm i jep fund martesës 10-vjeçare

Më: 14 janar 2025 Në ora: 18:32
Jessica Simpson dhe Eric Johnson

Jessica Simpson dhe Eric Johnson janë në proces ndarjeje pas 10 vitesh martesë. Aktorja dhe këngëtarja 44-vjeçare e cilësoi si të dhimbshme situatën në marrëdhënien e saj me ish-lojtarin e San Francisco.

Jessica Simpson zbuloi ekskluzivisht për revistën People se ata tashmë po jetonin të ndarë, por se vendimi i saj është i fokusuar në atë që është më e mira për tre fëmijët e tyre: Maxwell, 12 vjeç, Ace, 11 dhe Birdie, 5.

“Unë dhe Eric kemi jetuar të ndarë, duke kaluar nëpër një situatë të dhimbshme në martesën tonë… Fëmijët tanë janë para së gjithash dhe ne jemi të fokusuar në atë që është më e mira për ta.

Ne jemi mirënjohës për gjithë dashurinë dhe mbështetjen që kemi marrë dhe vlerësojmë privatësinë në këtë kohë, ndërsa e përballojmë këtë si familje”, tha Simpson për PEOPLE.

Jessica Simpson dhe Eric Johnson u martuan në korrik të vitit 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat