Driloni dhe Leo e lënë festën për tu sqaruar mes vete, çfarë i thanë njëri-tjetrit?

Mediale Vip

Driloni dhe Leo e lënë festën për tu sqaruar mes vete, çfarë i thanë njëri-tjetrit?

Më: 16 janar 2025 Në ora: 06:52
Leo dhe Driloni

Dy banorët e BBVK3, Driloni dhe Leo kanë qëndruar për pak minuta larg festës së organizuar sonte.

Ata e lanë ndejën për tu sqaruar mes vete në raport me dinamikat e fundit të ndodhura mes tyre brenda shtëpisë.

Krejt kjo pasi Leo gjatë ditës plasi sipas tij ‘bombën’ duke iu treguar banorëve dhe Sarës se Driloni i kishte thënë të njëjtit që nuk i intereson Sara e madje edhe ia ngre nervat.

Driloni i tha Leos të pret edhe dy ditë, ndërkaq që ky i fundit e pyeti nëse ka menduar se si do të nxjerret nga krejt kjo situatë.

“Nuk mundesh me u nxjerrë nga kjo situatë”, i tha Leo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat