Banorët e “Big Brother VIP 4” kishin një sfidë mjaft të bukur për të fituar buxhetin e javës. Ata duhej që të gjenin sa më shumë gjëegjëza që iu shfaqeshin në living, e banori që gjente më shumë përgjigje merrte një shpërblim.
Gjatë kësaj sfide, banorët kanë patur herë pas here kanë patur debate me njëri-tjetrin. E duke qenë se ata nuk kanë patur bashkëpunim për buxhetin e javës, Vëllai i Madh ka vendosur që t’i ndëshkojë, duke iu dhënë vetëm 20 për qind të buxhetit.
Ishte Gjesti ai që lexoi zarfin e bardhë që hyri sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Banorë, Vëllai i Madh ka vënë re se ju nuk keni bashkëpunim dhe nuk respektoni rregullat e lojës së buxhetit. Si rrjedhojë, për këtë javë do të keni vetëm 20 për qind të buxhetit. Para se të bëni buxhetin uluni në living dhe zgjidhni liderin e ri. Brenda në zarf keni listen, keni një orë kohë”, shkruhej në zarf.