Ditën e djeshme një shituat e paprecedentë ka ndodhur në programin e “Për’puthen”.
Xhoni një nga konkurrentët e programit i del një video që flet me vajzat e tjera dhe tradhton Klean. Klea një nga vajzat në program ka pranuar ditën e sotme që me Xhonin ka krijuar një lidhje.
Klea preket pasi pa videon dhe shpërthen në lot, pasi për atë nuk ka rëndësi asgjë me shumë se sa dashuria për Xhonin.
“Unë dhe Xhoni kemi krijuar lidhje jashtë, afërsisht kemi një muaj. Nuk dua që ai të përjashtohet. Xhoni ka folur me djalin tim dhe mamanë time”, është shprehur Klea.
Ditën e sotme ajo pranoi që do ta njohë Xhonin dhe është gati t’i fal gjithçka. Ata patën dhe një përballje me video call, ku Xhoni e mohoi fillimisht. por më pas e pranoi që ka një lidhje me Klean.
Klea është gati të lërë dhe programi për Xhonin, sepse për atë marrëdhënia që ka krijuar jashtë është më e rëndësishme. Mos vallë sapo u krijua çifti i parë në Për’puthen?