Marina Vjollca ka rrëfyer për herë të parë momentet e vështira në jetën e saj që lidhen me mëmësinë dhe një problem shëndetësor të kaluar nga bashkëshorti i saj, këngëtari Getoar Selimi.
Në një bisedë me Alketa Vejsiun, në ‘podcast’-in e kësaj të fundit, moderatorja theksoi se kaloi një shtatzëni të vështirë, ku rrezikonte të humbiste fëmijën.
“Periudha që unë u bëra nënë ka qenë një nga periudhat më të vështira në jetën time, për shkak të situatës familjare që përjetova me Getin dhe sëmundjen e tij. Pavarësisht kësaj, unë e gjeja forcën në vetvete dhe thashë që duhet të vazhdoj të punoj. Nuk ndala ritmin dhe vazhdova përpara. Ishte një shtatzani shumë e vështirë, që ishte duke dështuar.”, tha ajo.
Më tej, Marina shtoi se pasi u bë nënë, familja e saj u trondit për shkak të problemeve shëndetësore të Getoarit. Duke e konsideruar si periudhën më të vështirë të jetës, moderatorja theksoi se zgjodhi të bëhej e fortë dhe t’i përkushtohej punës, pasi kjo ishte gjëja e duhur për t’u bërë pavarësisht situatës.
“Periudha që unë u bëra nënë ka qenë një nga periudhat më të vështira në jetë, për shkakun e gjendjes familjare, që unë përjetova me Getin, me sëmundjen e tij, i dhashë forca vetes, thashë që duhet të punoj. Nuk ndala ritmin dhe vazhdova. Kjo ka qenë një nga arsyet që unë jam bërë më e fortë. Askush në atë periudhë nuk e dinte se çfarë unë po përjetoja”, tha Marina.
Marina dhe Getoari u bënë prind për herë të parë në vitin 2021 me vajzën e tyre Marget. Disa herë është aluduar për krizë në marrëdhënien e tyre, por dyshja vijojnë të jenë bashkë duke tejkaluar vështirësitë që janë përballur.