Vullneti ka vazhduar debatet dhe kunjat ndaj Drilonit edhe pas përfundimit të darkës së gjysmëfinalistëve.
Vullneti u shpreh se nuk ka inat ndaj Drilonit prandaj edhe është deklaruar se i vetmi person pos vetës që do të dëshironte që ai të fitonte Big Brother VIP Kosova 3.
Por, megjithatë ai u shpreh se beson që Driloni nuk do ta mund të bëjë barrën e famës.
“Nëse ka naj banorë këtu që kisha dashtë me fitu pos meje, je ti Drilon, nuk kam inati. Por, duke të ta njoft karakterin tënd frika ime është që ti nuk ki me mujt me bajt barrën e asaj që të ka ndodhë sepse ki me pas dikon jashtë që ka me ta marrë këtë”, u shpreh Vullneti.
Driloni u shpreh se ajo që thotë Vullneti nuk qëndron dhe për këtë do t’ia vërtetojë sa të dalin jashtë Big-ut.
“Është mendimi yt, dhe kjo kurrë s’ka me ndodhë për këtë i sigurt jam. Nëse është qysh po thua ti kur të kryhet Big-u do të tregoj që nuk është kështu”, u shpreh Driloni.
Ata diskutuan edhe për boksin dhe meçet që do t’i ketë Driloni. Por, për më shumë detaje, shiheni videon në linkun më poshtë.