Pas 16 vitesh martesë dhe tre fëmijëve, Jessica Alba dhe Cass Warren kanë vendosur të ndahen. Edhe pse nuk janë bërë të ditura arsyet, vendimi i tyre është përfundimtar, pasi aktorja ka nisur tashmë procedurat e divorcit.
Sipas TMZ, edhe pse i kaluan pushimet së bashku, çifti kishin vendosur t’i jepnin fund martesës, ndërsa aktorja ka reaguar në një postim në Instagram.
Jessica Alba ka konfirmuar se pas gati 20 vitesh martesë, kanë vendos të kalojë në një fazë të re të jetës, duke ruajtur dashurinë dhe respektin ndaj njëri-tjetrit, ndërsa fëmijët janë prioritet për të dy. Ajo kërkoi privatësi gjatë kësaj kohe të vështirë familjare.
“Prej vitesh kam qenë në një rrugëtim të vetëdijes dhe transformimit, si person dhe si partnere e Cass. Jam krenare për mënyrën se si jemi rritur si çift dhe martesën tonë gjatë 20 viteve të fundit, dhe tani është koha për të filluar një kapitull të ri të rritjes dhe zhvillimit personal, secili prej nesh individualisht.
Ne ecim përpara me dashuri, mirësi dhe respekt për njëri-tjetrin dhe do të mbetemi përgjithmonë familje. Fëmijët tanë mbeten prioriteti ynë absolut dhe ne kërkojmë privatësi në këtë moment.”
Pavarësisht ndarjes, Alba dhe Warren mbajnë “marrëdhënie miqësore për hir të fëmijëve të tyre”, siç thonë burime pranë tyre për TMZ. “Çfarëdo që po ndodh tani, duket se ata do të qëndrojnë afër”, tha burimi për People. “Nëse ata bëjnë kërkesë për divorc, nuk është për shkak të ndonjë drame. Ata ende duken të lumtur së bashku. Jess ka thënë me kalimin e viteve se është e vështirë të vazhdosh shkëndijën”.
Alba u martua me producentin e filmit në vitin 2008 pas 4 vitesh lidhje pasi u njohën në xhirimet e Fantastic Four në Vankuver. Prej disa kohësh ka pasur shenja se ata kishin probleme në lidhjen e tyre, pasi aktorja u shfaq pa unazën e martesës në një festë para Golden Globes në Chateau Marmont në West Hollywood, ndërsa bashkëshorti i saj nuk ishte i pranishëm.
Dhe në dhjetor, aktorja u vu re pa unazën e martesës në darkën në Romë me producentin e filmit Andrea Iervolino, ndërsa Cass Warren gjithashtu u pa këtë muaj pa unazën e martesës teksa ishte në Los Angeles.