Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Vullneti, u ka treguar banorëve një ëndërr që ka parë mbrëmë për të cilën tha se ishte ankth.
Ai u shpreh se ëndrra kishte të bëjë me Gresën dhe një rrugëtim që kishin nisur bashkë.
“Mbrëmë e kam parë një ëndërr plot me ankth, bile me ty ka qenë Gresë. Kishe kur u kry Big Brother më thirri edhe erdh më murr me shku në Ferzaj edhe kur kemi hy në një kafiq aty rreth 5000 mijë veta e më tha se krejtve duhet me ju folë”, u shpreh Vullneti teksa tregonte ëndrrën që ka parë.
E gjithë ajo që tha Vullneti solli shumë të qeshura tek banorët që qëndronin në oborr.
Por, për të kuptuar më shumë detaje, shiheni videon në linkun më poshtë.