Driloni ka shokuar shikuesit dhe banorët e Big Brother VIP Kosova gjatë spektaklit të sotëm, duke pranuar se ka marrë informacione nga jashtë shtëpisë, duke thyer kështu një nga rregullat më themelore të lojës.
Gjatë diskutimeve, ai tha: “Pika e parë është që shumë banorë këtu më kanë ngacmuar për këtë çështje; ka pasur pelqim për Bay T-në.
“Pika e dytë është që njerëzit që kanë ardhur nga jashtë, si Fitimi, Laurenti, Edi dhe Anisa, më kanë dhënë informacion nga jashtë”.
Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta dhe shqetësim të madh, pasi shikuesit dhe banorët u shokuan nga fakti që një nga konkurrentët pranoi të kishte shkelur rregullat e lojës, duke marrë informacion të jashtëm.
Shikuesit janë indinjuar për mungesën e reagimeve të menjëhershme ndaj kësaj shkeljeje dhe kanë shprehur zhgënjimin e tyre se nuk është marrë asnjë masë për këtë veprim.
Ky zhvillim ka krijuar një ndjesi të thellë zhgënjimi dhe ka shtuar edhe më shumë tensionet në shtëpi.