Dukesha e Uellist, Kate Middleton, daljen e saj të parë zyrtare në 2025 e bëri javën e kaluar, ku vizitoi pacientët e sëmurë me kancer në Spitalin Royal Marsden.
Por kjo nuk është vizita e saj e parë në këtë spital, pas shërimit nga kanceri.
Sipas MailOnline , Kate bëri një vizitë sekrete në Spitalin Royal Marsden, ku edhe ajo iu nënshtrua trajtimit të saj të kimioterapisë, përpara festimeve vjetore në Sandringham.
Kate u fut fshehurazi publikut në spital nga hyrja e pasme, astu siç ka bërë gjatë kohës që merrte trajtim mjekësor për veten e saj.
Aty, ajo shpërndau dhurata festive dhe ëmbëlsira të gatuara vetë, për mjekët dhe infermierët, në shenjë falënderimi.
Vizita e së enjtes ishte veçanërisht prekëse dhe pa që Mbretëresha e ardhshme të shprehte mirënjohjen e saj për ekipet e saj mjekësore, duke treguar gjithashtu mbështetje për pacientët që i nënshtrohen trajtimit të kancerit.