Rozana hedh batuta me Gjestin: Sa herë kaloje ti Egli vdiste...

Mediale Vip

Rozana hedh batuta me Gjestin: Sa herë kaloje ti Egli vdiste...

Më: 18 janar 2025 Në ora: 19:28
Banorët në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”

Banorët në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” janë zgjuar me energji pozitive këtë të shtunë. Dita e tyre nisi me sfidën e karaokes dhe më pas me muzikë.

Sigurisht nuk kanë munguar as bisedat, batutat apo edhe zënkat mes tyre. Teksa Bernardi, Danja, Egli dhe Rozana po shijonin rrezet e diellit në shkallët pranë pishinës, aty ka shkuar edhe Gjesti.

Banorët i komentuan flokët që i ka lyer, ku Egli tha ‘se i pëlqen kështu’ dhe me shaka shton: “Vdiqa kur i bëri flokët biond”.

Ndërkohë Rozana ia pret: “Madje sa herë kaloje ti vdiste Egli edhe nganjëherë”, duke shkaktuar të qeshura në grup.

Pjesë nga biseda:

Egli: Do i lyesh prapë rrënjët se të ka dalë rrënja?

Gjesti: Po edhe me ra në tokë krejt

Danja: Jo, mbaj edhe këtë herë

Egli: Vetëm rrënjën

Bernardi: Jo se është i vogël, 24 vjeç, do bëhesh si unë

Gjesti: Janë duke më rënë

Danja: Është dashur t’i mbaje ashtu, kot ke bërë që i ke lyer

Egli: Jo, për mua bëri mirë. Mua më pëlqen. Unë vdiqa kur i bëri flokët biond

Rozana: Madje sa herë kaloje ti vdiste Egli edhe nganjëherë

Danja: Edhe ngjallej prapë kur ikje ti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat