Uanda Nara ka denoncuar Mauro Ikardin për dhunë në familje dhe në ditët e kaluara ka dëshmuar nëpërmjet Zoom në gjykatën e Buenos Aires e cila po trajton çështjen. Ajo nuk është kursyer në akuzat kundër Mauro Ikardit, teksa akuzon këtë të fundit se e ka filmuar vazhdimisht duke bërë seks apo nudo dhe këto video i përdor si shantazh.
“Janë këto pamje që ka ai, shumë miq apo familjara i dinë dhe kanë frikë se do të shfaqen herët a vonë. Më ka kërcënuar shpesh me këtë. Në të gjithë shtëpitë që kemi, të cilat janë shumë, Mauro kishte gjithmonë dëshirë të kishte kamera. Në fakt, në një apartament që kishim në Milano dhe në dy të tjerë, kamera ishte e vendosur edhe duke parë shtratin.
Janë thuajse 12 vite lidhje mes flirtimit dhe martesës. Dhe ai ka shumë pamje, jo vetëm video, ka pamje të të gjitha llojeve dhe i tregonte në takimet me miqtë apo për t’u tallur. Shumë shpesh jam inatosur, por këto pamje të intimitetit tonë u janë treguar edhe miqve e familjarëve, pasi ai ua ka treguar shumë personave rreth meje.
Flas për video dhe foto seksuale, si të miat me të, ashtu edhe me persona të tjerë kur ishim të ndarë apo ziheshim. Ai vazhdonte të na filmonte.
Më ka ndodhur këtu në Santa Barbara ku jetoj me fëmijët, që të gjej telekamera me mikrofona që nuk dija që ishin vendosur. Ai është i vetmi që i menaxhon. Shumë prej tyre janë në telefonin e tij celular, gjithmonë i hapur. Nuk e di sa janë, di që në një shtëpi që kemi janë 60 kamera. Dhe të gjitha aplikacionet i ka ai, dinte të ndante videot, m’i niste me pjesë si kërcënime”, tha ajo duke qarë gjatë video-telefonatës me të cilën ka denoncuar Ikardin.