Lela: E kaluara nuk është më pjesë e jetës sime

Mediale Vip

Lela: E kaluara nuk është më pjesë e jetës sime

Më: 19 janar 2025 Në ora: 13:14
Lela

Ish-konkurrentja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Lela ka folur për lajmet e përhapura rreth të kaluarës së saj.

Në emisionin “Sol”, Lela tha se nuk e mërzit aspak ky fenomen, dhe se nuk ka dashur asnjëherë të flas për të kaluarën e saj, pasi siç e thekson edhe ajo, është thjesht e kaluara.

“Pas daljes nga shtëpia nuk më ka mërzitur asnjë lajm për mua, edhe pse e kam parë që është komentuar goxha shumë pjesa e të kaluarës sime. E kam cekur edhe në Big sa kam qenë, nuk kam folur asnjëherë për të kaluarën time sepse është e kaluar.

Unë jam personi që jam sot, dhe kam dashur që njerëzit të më njohin për këtë Lelën që jam sot. Ato tanimë janë pjesë e jetës që kanë kaluar, që nuk janë më pjesë e imja”, u shpreh ish-konkurrentja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat