Nëna e G Banit reagon e shqetësuar pas kallëzimit të Arsidës në Big Brother

Mediale Vip

Nëna e G Banit reagon e shqetësuar pas kallëzimit të Arsidës në Big Brother

Më: 19 janar 2025 Në ora: 16:12
Fan Club

Ish-banorja e Big Brother, Arsida Çerpaj, e paralajmëroi G Banin për një padi pas ofendimeve që ia kishte bërë javë më parë.

Ajo së fundmi i kërkoi që të bëjë falje publike e të tërhiqet nga gara, në mënyrë që mos ta bëjë kallëzimin.

Nëna e G Banit ka reaguar e shqetësuar pas veprimit të Arsidës, gjersa ka dërguar një audio – incizim në Fan Club.

Reagimi i plotë:

“Përshëndetje, ju përgëzoj për emisionin. E dëgjova Primen mbrëmë, Arbani I kërkoi falje Arsidës për atë që kishte ndodhur. Tani që të fillojmë të themi pse e bëri Arbani pse e bëri Arsida.

Të gjithë e dimë që në atë lojë ka thyerje nervash edhe iu duken gjërat më të vështira ngaqë janë në të vërtetë.

Nuk jam dakord të ofendohet një nënë një zonjë fare dhe besoj që Arbani me sinqeritetin më të madh i kërkoi falje Arsidës.

Arbani është sinqerisht i sinqertë në të gjithë lojën. Ai shpërthen kur i bëhet padrejtësisht, por Arbani është një nga lojtarët që jep shumë dashuri në atë shtëpi”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat