Harry dhe Meghan dhe dështimi i podcastit të tyre!

Mediale Vip

Harry dhe Meghan dhe dështimi i podcastit të tyre!

Më: 19 janar 2025 Në ora: 19:58
Harry dhe Meghan

Sipërmarrja e dështuar e podkastit të Princit Harry dhe Meghan Markle u pengua pjesërisht nga të famshëm si Taylor Swift dhe Beyonce që refuzuan të përfshiheshin, thuhet në një raport.

Sipas një artikulli nga Vanity Fair, Meghan u refuzua nga disa emra shumë të mëdhenj dhe Harry kishte disa ide jashtëzakonisht të pazakonta se në çfarë duhej të fokusoheshin.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it kishin raportuar një marrëveshje prej 18 milionë paundësh me Spotify-n për të bërë podcast-in, por sipërmarrja dështoi në vetëm tre vjet, me shumë pak njerëz që zgjodhën ta dëgjonin vazhdimisht.

Një burim tha se ata ishin ndryshe nga podkasterët e tjerë të famshëm, të cilët ‘ndezin mikrofonin dhe flasin’.

Burimi tha gjithashtu se çifti ‘dëshironte një temë të madhe që do të shpjegonte botën, por ata nuk kishin asnjë ide’.

Me sa duket, Harry kishte disa ide, por ato ishin të çuditshme. Një plan i tij ishte të intervistonte edhe Vladimir Putinin dhe Donald Trumpin.

Meghan përfundimisht bëri premierë podcast-in e saj, i cili u quajt “Archetypes”, por më pas ajo pati vështirësi për të marrë ndonjë nga gratë e fuqishme që donte të shfaqeshin në të. Yje si Taylor Swift, Beyonce dhe Megan Thee Stallion thuhet se e refuzuan atë.

Me mungesë të ftuarish, idesh të duhura dhe probleme me stafin e Spotify, podkasti u ndërpre dhe Meghan dhe Harry kanë mbetur në kërkim të një qëllimi të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat