Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Gresa Gashi, e cila nuk arriti të sigurojë vendin në finale, ishte e ftuar në emisionin Big Talk, ku shprehu mendimet e saj pa filtra për ngjarjet që ndodhën në shtëpi.
Gresa, e cila ishte e ftuar për të diskutuar për eksperiencën e saj, mori vëmendjen e të gjithëve me deklaratat e saj të forta.
Opinionistet Edona dhe Santiana shprehën keqardhje që Gresa nuk arriti të kalonte në finale, duke e cilësuar atë si një banore që e meritonte këtë mundësi.
Sipas tyre, Gresa kishte të gjitha cilësitë për të shkuar deri në fund të lojës.
Gresa, ndërkohë, nuk ngurroi të shprehte mendimet e saj për finalistet dhe për mënyrën se si ishin zhvilluar ngjarjet.
Ajo goditi produksionin, duke theksuar se disa prej banorëve të tjerë ishin udhëzuar për veprime të caktuara nga dhoma e rrëfimit.
Kur moderatoja e pyeti se kush ishte lojtari më i fortë brenda shtëpisë, Gresa u përgjigj menjëherë: “Lojtari më i fortë është padyshim Vullneti.” Ajo shtoi se asnjë tjetër nuk mund të krahasohej me të, pasi disa prej banorëve nuk i kishte parë si lojtarë të fortë.
Asnjë tjetër nuk e shoh, sepse nuk mundem të shoh një banor që e ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë, si lojtar të fortë. Nuk mundem ta shoh një lojtar qe rri vetëm me pizhame dhe pi caj, si lojtar të fortë.
Ndërsa moderatoja e emisionit e përmendi që produksioni nuk mund t’u ketë dhënë udhëzime banorëve, Gresa nuk hezitoi të thoshte se kishte fakte për këtë.
“Edhe kam fakte” – tha ajo, duke nxitur më shumë diskutim rreth mundësisë së manipulimit në lojë.
Me këto deklarata, Gresa tregoi se nuk kishte frikë të shprehte mendimet e saj të forta për eksperiencën në Big Brother VIP Kosova, duke sfiduar dhe analizuar hapur situatat që ndodhën në shtëpi.