“I është kthyer ish të dashurës”, Xheneta flet sërish për Gjestin

Mediale Vip

“I është kthyer ish të dashurës”, Xheneta flet sërish për Gjestin

Më: 19 janar 2025 Në ora: 22:05
Xheneta

Gjatë një bisede në oborrin e Big Brother VIP Kosova, Xheneta zbuloi se ka marrë disa informacione të papritura për Gjestin, një prej banorëve të Big Brother VIP Albania tashmë.

Ajo i tregoi Sarës se pas eliminimit të Gjestit, Olta dhe Milaimi i kishin thënë se ai kishte vazhduar lidhjen me ish-të dashurën e tij jashtë shtëpisë.

Xheneta, e cila ka pasur një lidhje me Gjestin gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova, ka treguar se kishte marrë disa komente negative nga Rezi, Olta dhe Milaimi.

Ajo u shpreh se ata i kishin thënë se Gjesti kishte rifilluar marrëdhënien me ish-in e tij, çka e kishte shqetësuar dhe e kishte bërë të ndihej pasigurt.

“Edhe Rezi, edhe Olta, ma kanë lëshuar një fjalë negative. Nuk e di nëse e kanë bërë për të më provokuar, por më thanë që Gjesti ka vazhduar me ish-të dashurën e tij”, tha Xheneta, duke shtuar se ajo e ka pasur të vështirë të kuptojë nëse informacionet ishin të vërteta.

Ajo gjithashtu kujtoi momentin kur, pasi Gjesti ishte larguar nga shtëpia dhe Xheneta kishte pirë alkool, kishte shprehur dëshirën për ta përqafuar.

Kam bërë një gabim dhe tani ndihem fajtore për ato që thashë”, përfundoi Xheneta, duke u ndier e mërzitur për sjelljen e saj në atë moment.

Kjo bisedë ka ngjallur reagime të shumta mes fansave, pasi Xheneta dërgonte mesazhe nga shtëpia për Gjestin, ndërsa ai ishte në Big Brother VIP Albania

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat