Georgina Rodriguez, një nga modelet më të njohura dhe partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo, është figurë me ndikim të madh në Instagram, ku numëron mbi 60 milionë ndjekës.
Pas viteve të ndjekjes së një strategjie të caktuar për imazhin e saj në rrjetet sociale, Georgina ka marrë një vendim të papritur, që pritet të ndryshojë plotësisht mënyrën e shfaqjes së saj “online”.
Deri tani, fëmijët e saj dhe të Cristiano Ronaldos kanë qenë shpesh pjesë e përmbajtjes së saj në Instagram, ku ajo ka ndarë momente nga përditshmëria dhe jeta familjare, duke treguar hapur fytyrat e tyre.
Megjithatë, në postimet e fundit, Georgina ka bërë një ndryshim të madh.
Në fotot e reja të publikuara në “story”, ajo ka mbuluar fytyrat e fëmijëve me ikona zemrash.
Ky veprim i papritur i ka befasuar ndjekësit dhe ka ngritur shumë pyetje mbi arsyet që e kanë shtyrë ta bëjë këtë ndryshim.
Në fotot e reja, Georgina shfaqet e lumtur pranë fëmijëve, duke treguar momente lojërash dhe aktivitete të përbashkëta, por gjithmonë me fytyrat e tyre të mbuluara.
Pavarësisht këtij ndryshimi të papritur, shumë nga postimet e saj të mëparshme, ku fëmijët shfaqen me fytyra të zbuluara, janë ende të pranishme në profilin e saj zyrtar.
Nuk dihet ende nëse Georgina planifikon t’i fshijë ato ose t’i modifikojë, apo nëse ky ndryshim është vetëm i përkohshëm. Për të kuptuar nëse ky vendim është një strategji e momentit apo marrëveshje mes Georgina dhe Cristiano, do të duhet të presim zhvillimet e ardhshme.
Ky hap i Georgina Rodríguez mund të jetë një përpjekje për të mbrojtur privatësinë e fëmijëve të saj në një kohë kur interesi për jetën e familjes së Ronaldos është më i lartë se kurrë.
Ndërkohë, ndjekësit e saj vazhdojnë të spekulojnë mbi arsyet që qëndrojnë pas këtij ndryshimi të madh.