Arkimed Lushaj – Stresi ka hyrë në Big Brother VIP Kosova 3 për të qëndruar 24 orë me pesë finalistët.
Fituesi i edicionit të parë u shpreh i lumtur me hyrjen në këtë format, pasi ka përjetuar të njëjtën eksperiencë pak vite më parë.
Teksa banorët kishin pyetje për të ishte reperi ai që nisi t’i ngatërrojë ata, për të bërë të duket i vërtetë.
Ai u tha konkurrentëve se nga Shqipëria erdhi në Kosovë me helikopter dhe të gjithë rrugën e bëri 48 minuta.
“Kam ardhur me helikopter shumë shpejt. Për 40 minuta”, tha ai.
“E shoh që të paskan mërzit”, iu drejtua në një moment Drilonit derisa po qëndronin në oborr bashkë.
Stresi refuzoi t’ia jepte dorën Vullnetit pas deklaratave që kishte bërë në këtë reality shou.