Thashethemet se këngëtari i njohur Lumi B ishte larguar nga banesa ku jeton së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre, u përhapën 1 ditë më parë.
Mirëpo për t’u dhënë fund këtyre aludimeve dhe për të treguar se janë shumë të lumtur bashkë, çifti ka zgjedhur një mënyrë mjaft humoristike për ta treguar.
Ka qenë bashkëshortja e këngëtarit e cila ka filmuar një video teksa Lumi B ka qenë duke fjetur në shtëpinë e tyre.
Miranda afrohet në krevat dhe e zgjon nga gjumi Lumin duke i thënë: “Lumi, çu, çu shko flej te prindërit sepse po thonë që nuk jemi bashkë” e ndërsa ky i fundit kthehet në anën tjetër dhe vazhdon të flejë.
Vlen të përmendet fakti se çifti janë prindër të dy djemve. Lumi B dhe Miranda postojnë shpesh foto së bashku në rrjetet e tyre sociale me momentet e bukura që kalojnë.