Stresi dhe Vullneti janë përballur si kurrë më parë sy më sy brenda shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3.
Duke qenë se dyshja dihet se nuk kanë pasur raporte edhe aq të mira, ku të gjitha tensionet kishin nisur nga një intervistë e realizuar e Vullnetit për Stresin, ky format ua dha mundësinë që njëherë e mirë të sqarohen mes njëri-tjetrit.
Stresi i tha Vullnetit se investigimi i tij për të është nën brez, madje sipas tij ai e ka shtrembëruar biografinë e tij.
“Krejt intervista jote është nën brez”, u shpreh Stresi duke thënë se e ka parë gjithë intervistën.
“Unë e kam parë intervistën, ti ke thënë Stresi i Tropojës por s’koka i ktuhit. Ke folur me tendencë ndaj vendit tim. Unë i di foret e gazetarëve si gazetar nuk ta hek kush, unë nuk jam këtu me t’i ulë vlerat tua që ke kryer fakultete. Aty ka nis mes meje e teje, punën se ke bë qysh duhet tek unë pasi që ekam fitu Big-un, sepse ka qenë intervistë nënçmuese”, tha Stresi tutje.
Vullneti teksa e mohoi se ka qenë tendencioz, tha se Tropojën e ka zgjedhur për shkak që i është dukur më interesante
“Ajo u kanë në kërkim të Stresit në Tropojë. Për mu ka qenë interesante, Tirana nuk është interesant, mu më është dukur Tropoja interesante për shkak të lidhjes dhe afërsisë që ka me Kosovën”, tha Vullneti.
Stresi tutje u shpreh se Vullneti si gazetar gjithmonë e ka sulmuar atë, teksa e quajti ironik dhe i tregoi se nga këtu gjithçka ka nisur pasi sipas tij ka pasur informata të gabuara.
“Ironia është shumë e rëndësishme për mua” ia ktheu Vullneti.
“Po më vjen mirë që jemi tu u taku këtu në Big Brother publikisht, dhe me i lënë këto sene këtu se kemi pas mu taku edhe ndryshe, përshembull ishim pa në rrugë edhe ishi kap, po ta garantoj këtë sen, skandal ish bë, edhe të kisha rreh pak por tash më kishe denoncua edhe i kisha hi llugave. Mu nuk më shpëton kurrkush, po ta them si burrat”, tha Stresi.“A po më kërcënon tash mua?” e pyeti Vullneti.
“Jo pasha robt s’kam ardhë më të kërcënua por më mbyll muhabetin me ty. Nuk jam këtu me të kërcënua se nuk e kërcënoj askënd, po të tregoj çka kish pas me ndodh dhe nuk dua të ndodhë”, u shpreh Stresi.
Mes tjerash ata diskutuan edhe për çështje personale, madje edhe u komentua deklarata e Vullnetit lidhur me homoseksualitetin e tij.
“Ty t’i mori Zoti mendtë qitu në Big Brother, me gojën tënde e marrove veten, unë mendoj ashtu”, i tha Stresi.
“Mendimi yt për jetën time nuk ka rëndësi. Unë nuk kam folur kurrë për jetën tënde personale, ia ktheu Vullneti.
Për më shumë nga e gjithë biseda e tyre, ndiqni videon e mëposhtme: