Sherri në Pallanit Mbretëror: Dënohet Princ Leka, pafajësi për Elia Zaharinë

Mediale Vip

Sherri në Pallanit Mbretëror: Dënohet Princ Leka, pafajësi për Elia Zaharinë

Më: 21 janar 2025 Në ora: 12:07
Elia Zaharia dhe babi i saj

Gjykata e Tiranës shpalli këtë të martë vendimet në lidhje me rastin e dhunës në Pallatin Mbretëror.

Princ Leka Zogu u dënua me një vit burg për ngjarjen e ndodhur në mars 2024, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u ul në 8 muaj. Me vendim të gjykatës dënimi u konvertua me shërbim prove për një periudhë 16 mujore.

Gjergj Zaharia, babai i Elias, u dënua me 10 muaj burg, dhe me gjykim të shkurtuar, dënimi i tij ra në 6 muaj e 20 ditë. Gjykata vendosi që dënimi i tij me burg të pezullohej dhe të konvertohej në për 1 vit e 40 ditë shërbim prove.

Në rastin e Elias Zaharias, gjyqtarja Migena Laska shpalli pafajësinë, duke konkluduar se nuk kishte pasur asnjë veprim penal nga ana e saj.

Zënka në Pallatin Mbretëror u bë publike pas shpërndarjes në rrjet të një videoje, ku princ Leka konfrontohej fizikisht me ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharia dhe babanë e saj Gjergj Zaharia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat