Familja dhe miqtë e Liam Payne mbledhin shumë parash, për një organizatë bamirëse për kancerin e fëmijëve

Mediale Vip

Familja dhe miqtë e Liam Payne mbledhin shumë parash, për një organizatë bamirëse për kancerin e fëmijëve

Më: 21 janar 2025 Në ora: 15:17
Liam Payne

Familja dhe miqtë e Liam Payne kanë mbledhur një shumë të konsiderueshme për bamirësi në nder të tij, pas vdekjes së tij të papritur vitin e kaluar.

Ata mblodhën 31,303 funte (37 mijë euro) për spitalin Great Ormond Street, për të ndihmuar në ndërtimin e një njësie të re për kancerin e fëmijëve, pasi morën pjesë në funeralin e këngëtarit në nëntor.

Fansat gjithashtu dhuruan 1,808 funte (mbi 2 mijë euro) përmes donacioneve në internet, shkruan DailyMail.

Liam ishte i njohur për dashurinë e tij për fëmijët dhe përkushtimin ndaj bamirësisë, veçanërisht për shkak të dashurisë për djalin e tij Bear.

Liz Tait, drejtoresha e mbledhjes së fondeve në spitalin Great Ormond Street, shprehu mirënjohjen për të gjitha donacionet, që do të kontribuojnë në ndërtimin e qendrës së re për kancerin e fëmijëve.

Përveç donacioneve, fansat e One Direction kanë mbështetur gjithashtu bamirësitë e shëndetit mendor, duke dhuruar fitimet nga shfaqja e dokumentarit të grupit në kinema në nder të Liam.

Vdekja e Liam Payne, e cila ndodhi pasi ai ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires, është ende nën hetim.

Shkaku i vdekjes së tij është konfirmuar si ‘polytrauma’, ndërsa pesë persona janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia dhe furnizim me drogë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat