“Kam parë ferrin me sy…” – Egli qan me dënesë pas debatit të ashpër me Gertën

Mediale Vip

“Kam parë ferrin me sy…” – Egli qan me dënesë pas debatit të ashpër me Gertën

Më: 21 janar 2025 Në ora: 16:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Egli Tako, një prej banorëve më të komentuara të Big Brother Vip Albania 4, është parë jashtë kontrolli pas një debati të ashpër me konkurrenten Gerta Gixhari.

Sipas Eglit, Gerta i ka përmendur periudhën e saj të depresionit, çka ka shkaktuar reagimin e fortë të saj.

Egli është parë duke qarë me dënesë në prani të Rozana Radit, teksa i thotë: “Kam parë ferrin, kam parë vdekjen me sy prej kësaj gjëje, s’mund ta sjell këtu.”

Pas kësaj, edhe Rozana ka shpërthyer në lot dhe i ka kërkuar të ndalojë: “Boll më, të lutem.”

Në nominim për këtë javë janë Egli dhe Xumi, si pasojë e vendimit të fundit të kësaj të fundit.

Sonte pritet të shihet se cili prej tyre do ta lërë shtëpinë përfundimisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat