Debati i fortë mes Gertës dhe Eglit ka vijuar edhe gjatë kohës që ato po bëheshin gati për spektaklin e mbrëmjes së sotme.
Gerta është afruar tek Egli duke i kërkuar llogari se pse e ka shtyrë me trup kur po debatonin në kuzhinë.
Teksa Gerta po bërtiste “pse më shtyve me trup?” shumë pranë fytyrës së Eglit, duket sikur ajo pështyn.
Të paktën kështu pretendon Egli, e cila thotë “që kjo është Gerta Gixhari, më pështyu në fytyrë”.