Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, janë kuriozë të dinë nëse Jozi dhe Loredana e kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë.
Ata kanë vendosur që të mos flasin për këtë gjë, edhe pse banorët herë pas here i pyesin. Madje ditën e sotme Gjesti i ka pyetur se kur do të ndodhë puthja dhe të nisin që të luajnë.
Jozi i ka kthyer përgjigje me humor, duke i thënë ‘që puthjen e parë do e dhurojnë kur do t’i shohë ai’. Por jo vetëm kaq, pasi banori e ngacmon Gjestin në lidhje me Eglin.
“Kur të na shohësh ne duke u puthur ke për të mësuar si të puthësh Eglin”, i tha Jozi.