Spekulimet për seksualitetin e tij, reagon për herë të parë miku i Jozit: Familja është në gjendje të rëndë

Mediale Vip

Spekulimet për seksualitetin e tij, reagon për herë të parë miku i Jozit: Familja është në gjendje të rëndë

Më: 23 janar 2025 Në ora: 07:27
Jozi

Pak ditë më parë spekulimet mbi seksualitetin e banorit të ‘BBV’, Jozit, të iniciuara nga gazetarja Dasara Karaiskaj mbërthyen rrjetet sociale.

Për herë të parë, miku familjar i tij, ish- oficeri i lartë, Shkëlzen Brahaj ka reaguar në studion e ‘Ftesë në 5’.

“Do t’i bëhet fëmija 20 vjeç dhe një shoku i tij do ta bullizojë me këtë gjë, do i thotë: “Ti e paske pasur babin kështu, ose diçka të tillë.

Ajo gazetare jo me falje në ‘Instastory’, e pabazuar në asgjë. Është nisur nga një foto që mbante zotëria në profilin e tij, mbështetës i Jozit dhe mik i familjes. Edhe unë mund të vija foto me Jozin, pse nuk e ka marrë me mua ajo?”, u shpreh ai.

Brahaj shtoi se familja e Jozit ka qenë në gjendje të rënduar pas lajmit dhe se do ta ndjekin ligjërisht këtë deklaratë të gazetares duke mbajtur secili përgjegjësitë përkatëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat