Pas një përplasje virtuale mes dy reperëve, Stresi dhe Don Xhoni, duket se mes tyre ka arritur paqja.
Ish-deputeti Gani Geci ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në “Facebook” ku shihet në kullën e tij në Llaushë përkrah dy reperëve.
Ai tregoi që ka arritur t’i pajtojë dhe se do të jenë shokë ashtu siç kanë qenë më parë.
“Të dashur miqë sonte, në kullën tonë në Llaushë, ishin mysafirë dy artistë të mdhej të muzikës Repë : Stresi – Arkimed Lushaj nga Shqipëria dhe Don Xhoni nga Kosova.Motoja e të djathtëve shqiptarë është:“Jemi pak për t’u ndarë, jemi pak për t’u përçarë jemi pak për t’u sharë me njeri tjetrin”.Shqipëri dhe Kosovë jemi një dhe gjithmonë do të jemi një.Zoti e bekoftë Shqipërinë!Zoti e bekoftë Kosovën!Tani e tutje, këta dy artistë kan shtërnguar duart dhe jan zotuar se do të jen shokë, ashtu siç kanë qenë edhe më parë”, shkroi Geci në postim.