“A lojë e ke pas me mua a?”- Driloni pyet troç Sarën

Mediale Vip

“A lojë e ke pas me mua a?”- Driloni pyet troç Sarën

Më: 23 janar 2025 Në ora: 09:49
Sara dhe Driloni

Driloni dhe Sara kanë diskutuar gjatë mbrëmjen e djeshme.

Ata kanë sqaruar disa gjëra dhe dinamika të ndodhura përgjatë qëndrimit brenda shtëpisë gjithë këto kohë.

Sara i tha Drilonit se ka dashur ta ngacmojë, pasi nëse do të donte të bënte diçka kundër tij do mund ta bënte shumë lehtë.

“Thjeshtë të kam nguc, se nëse kam dashtë të bëj diçka kundër teje, mua më është dhënë në pjatë kjo disa herë, siç ka ndodh në rastin e fundit që unë shumë kollaj mund të të thoja siç folëm në dhomën e grimit, të të nxirrja bloof, ose mund ta mbaja lojën edhe në Prime të nxirrja keq, nëse unë kam dashtë të bëja diçka keq kundër teje ti e di se do mundja ta bëja”, u shpreh Sara.

E, Driloni ndaj këtij reagimi, ia bëri një pyetje Sarës.

“Pse a jemi ne në këtë gjendje që t’i bëjmë keq njëri-tjetrit a, kur jemi si çift?”, ia ktheu Driloni.

“A lojë e ke pas me mua a?”, vijoi Driloni duke e pyetur Sarën.

“Mos fol kot”, ia ktheu Sara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat