Laerti ka patur disa ditë më parë një mision sekret nga Vëllai i Madh, ku ai duhej që t’u tregonte banorëve histori të çuditshme në mënyrë që ata t’a besonin.
Ai u ka treguar histori të ndryshme secilit prej tyre dhe ende nuk e dinë se ka qenë një mision sekret. Ditën e sotme, Gerti dhe Gerta kanë biseduar në lidhje me këto histori dhe në njërën prej tyre kanë përfshirë edhe Klajdin.
Gerti i thotë fillimisht Gertës një ngjarje që Laerti i ka treguar Valbonës. Kjo e fundit i ka zbuloi banorit se Laerti i ka thënë se ‘Klajdi ka një pëlqim për të’.
“Ai ka një pëlqim për mua. Kjo duket, vetëm ju nuk po e kuptoni që ai ka një pëlqim për mua”, ka thënë sipas Valbonës, Laerti për Klajdin.
Pjesë nga biseda:
Gerti: Ai ka një pëlqim për mua. Kjo duket, vetëm ju nuk po e kuptoni që ai ka një pëlqim për mua. E kupton se ça ka nxjerrë nga goja, si e ka bërë djalin
Gerta: E ka bërë djalin ndryshe
Gerti: E kupton ça ka bërë? Nuk është ndryshe, është thjeshtë një preferencë e tij, s’ka asnjë gjë ndryshe
Gerta: Po pra, ndryshe nga çfarë mendojmë ne
Gerti: E kupton se sa e rëndë është
Gerta: I ka dhënë orientim pra
Gerti: Bravo, e kupton ça ka nxjerrë nga goja Laerti? Që them pusho, mos flisni, se unë e di
Gerta: Ajo t’a tha ty këtë?
Gerti: Ma tha Valbona
Gerta: T’a tha Valbona apo Laerti?
Gerti: Valbona siç i ka thënë Laerti dhe m’a vërtetoi
Gerta: Po Laerti kujt ia ka thënë këtë gjë?
Gerti: Valbonës vetëm