“Më i sinqerti është…”/ Ish-banorja e BBVA3 zbulon të preferuarit e saj: Hyrja e Gjestit e mori në qafë…

Mediale Vip

“Më i sinqerti është…”/ Ish-banorja e BBVA3 zbulon të preferuarit e saj: Hyrja e Gjestit e mori në qafë…

Më: 23 janar 2025 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Ledjona Xheladinaj ka folur për edicionin e katërt të BBVA, duke dhënë disa komente edhe për banorët e këtij formati.

Na kanë sharë pak ne vjet që jemi zënë shumë, por këta këtë vit janë pak të tepruar. Mënyra se si reagojnë nuk më pëlqen. Si në debatin mes Gertit dhe Laertit në prime-in e kaluar. Gerti më duket shumë agresiv. Nuk ka nevojë të sjellësh një histori nga jashtë, se Shqipëria është shumë e vogël dhe ne para se të hymë aty mund të investigojmë për njëri-tjetrin. Ti ke shkuar në “Big Brother” për t’u kapur me një histori të Laertit?! Këto janë ato që nuk më pëlqejnë”, tha ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

A ka Ledjona një banor të preferuar?

Unë në fillim kam qenë me Amberin dhe Gertën, por Amberi doli. Gerta për mua është më e preferuara momentalisht. Mënyra se si luan është e ftohtë dhe ka një qetësi të frikshme, që aty duhet. Për momentin Gerta dhe Gjesti më duken lojtarët më simpatikë dhe që i japin asaj shtëpie. Gjesti e ka kthyer gjithë shtëpinë përmbys me gjestet që bën dhe është shumë simpatik.

Po Egli si të duket?

Në fillim më ka pëlqyer. Por hyrja e Gjestit e ‘mori në qafë’. Tani më duket për lojë. Ka dalë kjo moda që çiftet zgjasin dhe ‘hajde bëjmë ndonjë romancë’.

Po Valbonën si e komenton?

Kap çfarë të kapësh. Më vjen keq për G-Banin por uroj që të vazhdojë të jetë i vendosur dhe të mos e lejojë që të luajë. G-Bani është personi më i sinqertë aty.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat