Kasetat e sulmeve s*ksuale të Diddy Combs, reperi padit për shpifje burrin që pretendon se posedon pamjet dhe kërkon 50 milionë dollarë

Mediale Vip

Kasetat e sulmeve s*ksuale të Diddy Combs, reperi padit për shpifje burrin që pretendon se posedon pamjet dhe kërkon 50 milionë dollarë

Më: 23 janar 2025 Në ora: 20:39
Diddy Combs

Dramat e historive të Diddy Combs nuk kanë fund, së fundmi reperi i cili ndodhet pas hekurave ka ngritur një padi prej 50 milionë dollarësh ndaj një  burri i cili petendon se posedon kasetat e supozuara të seksit të producentit.

Ai dëshmoi para një jurie të madhe më 31 tetor 2024 dhe më pas u shfaq në “Banfield” të NewsNation, duke u thënë shikuesve se ish-reperja , Kim Porter, i dha atij 11 USB para vdekjes së saj në vitin 2018.

Fakti që burri posedon kasetat e seksit të Diddy-t u konfirmua edhe nga avokatja e tij, Arielle Mitchell-Kidd.

“Mund të konfirmoj që ekzistojnë. Se është e vërtetë dhe se në video duket qartë fytyra e një personi shumë të famshëm,” u shpreh ajo.

Diddy ngriti një padi kundër Courtney Burgess, avokates së tij, Arielle Mitchell-Kidd dhe Nexstar Media Inc, duke i akuzuar ata për akuza të rreme kundër tij. Sipas padisë së paraqitur në Gjykatën e Qarkut të SHBA, Burgess dyshohet se ka bërë pretendime të rreme, të cilat më pas janë bashkë-nënshkruar nga Mitchell dhe janë transmetuar nga NewsNation.

Sipas PageSix, nga Combs thuhet se Burgess pretendoi në mënyrë të rreme se kishte në posedim video të përfshirë në sulme seksuale mes të famshmëve dhe të miturve. Burgess e përsëriti këtë pretendim të rremë disa herë për këdo që do të dëgjonte, duke përfshirë reporterët në mediat kryesore të lajmeve përfshirë NeWsNation, i cili përsëriti dhe përforcoi pamatur gënjeshtrat e tij sikur të ishin të vërteta. Kështu, gënjeshtrat e pabaza të Burgess u transmetuan në platformat e mediave sociale dhe tradicionale duke arritur miliona shikues në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj.

Padia vazhdon duke akuzuar Mitchell se e dinte se pretendimet e klientit të saj ishin të rreme.

Ai përfundon duke deklaruar se këto thashetheme shkaktuan një goditje të thellë në imazhin e Combs, si dhe dëm financiar, dhe kërkon 50 milionë dollarë për shpifje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat