Olta Gixhari ka reaguar në Instagram pas komenteve të bëra nga Rozana në Big Brother VIP Albania për heshtjen e motrës së saj, Gerta Gixhari.
Në një debat të fundit në Big Brother VIP Albania, Rozana u shpreh “Pse nuk flet për motrën tënde, Oltën? Çuditem, ajo më ka uruar fitoren e ‘Big Brother Vip Albania’. E kam me mesazh. ‘Ishalla fiton’, më ka thënë. Pse ma tha mua këtë?
Kjo ka ngritur pyetje te publiku për marrëdhënien mes motrave Gixhari dhe qëndrimet e tyre brenda dhe jashtë shtëpisë.
Në reagimin e saj, Olta e shpjegoi situatën duke theksuar se për arsye të kontratës si opinioniste në Big Brother VIP Kosova, ajo nuk mund të postonte për motrën e saj, Gertën, që është banore në Big Brother VIP Albania.
Ajo shkroi në InstaStory: “Të dashur miq! Unë punoj në një Big Brother tjetër dhe kam një kontratë për të respektuar. Unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës tonë. Motrën time e dua më shumë se ju dhe nuk duroj dot të ma “preki” njeri. Ju kërkoj mirëkuptim dhe durim! Me shumë dashuri nga unë”.
Ky reagim ka sqaruar situatën dhe ka theksuar dashurinë e thellë dhe mbështetjen e Oltës për motrën e saj, pavarësisht heshtjes në rrjetet sociale.