Pas 3 vitesh lidhje, shuhet romanca mes Jamie Fox dhe Alice Huckstep

Mediale Vip

Pas 3 vitesh lidhje, shuhet romanca mes Jamie Fox dhe Alice Huckstep

Më: 24 janar 2025 Në ora: 19:29
Jamie Fox dhe Alice Huckstep

Aktori i njohur Jamie Fox, është ndarë nga partnerja e tij Alice Huckstep, pas tre vitesh lidhje.

Lajmin për ata e konfirmuan  miqtë e tyre të ngushtë, shkruan PageSix.

Romanca e tyre filloi në maj të 2022, ishin paparacët që i zbuluan çiftin për herë të parë në një jaht në Kanë.

Ende nuk janë bërë të ditura arsyet që cuan në ndarjen e tyre. Dalja e tyre e fundit publike ishte në Meksikë në fund të tetorit ku dyshja kishte vendosur të bënin një udhëtim së bashku.

Në një dalje të tij publike, Jamie, me shaka  i është referuar daljes së tij por askush nuk e mori seriozisht në atë kohë.

“Vëllezër, unë jam këtu për t’ju thënë se jam shëruar. Unë jam shëruar nga gjithçka. Nuk ka më vajza. Unë jam serioz. Jo më vajza, jo më.”

Më pas, me të njëjtin ton humoristik, ai ka shtuar: “Jo më sallatë me patate dhe rrush të thatë. Nuk ka më nxirje me spray, jo më gjoks të madh, pa prapanicë.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat