Çfarë?! ASAP Rocky rrezikon të bëjë 24 vjet burg për këtë vepër kriminale

Mediale Vip

Çfarë?! ASAP Rocky rrezikon të bëjë 24 vjet burg për këtë vepër kriminale

Më: 24 janar 2025 Në ora: 19:42
ASAP Rocky dhe Rihaanna

Gjërat po përshkallëzojnë për reperin Rocky dhe gjyqin penal të cilin ai po zhvillon aktualisht. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, po përballet me akuza të rënda në lidhje me një incident të vitit 2021 në Hollywood, ku ai dyshohet se qëlloi mbi një ish-mik dhe anëtar të mafias “A$AP”.

Reperit i janë dhënë dy akuza për sulm me armë zjarri dhe nëse ai shpallet fajtor, Rocky mund të përballet me 24 vjet burgim.

Juria që do të merret me çështjen është përzgjedhur dhe gjyqi i tij pritet të nisë sa më shpejt. Me fillimin zyrtar të gjyqit të Rocky-t, këtu janë disa detaje (të çuditshme) që mund të jeni të interesuar t'i dini lidhur me çështjen:

1. A$AP-i bëri një lëvizje të rrezikshme

A$AP refuzoi të pranojë fajësinë... dy herë! “Po, atij iu ofrua një marrëveshje për pranimin e fajësisë, por nuk është i interesuar sepse në fakt është i pafajshëm”, tha avokati i Rocky-t. 

2. Gjykatësi lavdëron bukurinë e mamasë së A$AP-it o.O

Ndërsa përzgjedhja e jurisë përparonte të mërkurën, më 22 janar, gjyqtari Arnold pyeti A$AP-in për gratë e ulura në anën e tij. Kur reperi identifikoi njërën nga gratë si nënën e tij, Renee Black, dhe tjetrën si motrën e tij, gjyqtari dhe avokati i Rocky-t morën pak kohë për të folur për bukurinë e mamasë së tij.

3. Juria pyeti për Rihanna-n

Edhe pse Rocky është në gjyq, duket se prokuroria është e shqetësuar për nënën e dy fëmijëve të tij, Rihanna-n, duke pyetur nëse e njihte kush në sallë dhe a kishin blerë ndonjëherë prej kompanisë së saj “Fenty Beauty”, kur qartësisht dihen përgjigjet pasi Rihanna nuk është e panjohur.

4. Përbërja racore e jurisë

Në fund, u zgjodh një juri prej 12 vetash dhe asnjëri prej tyre nuk ishte me ngjyrë. Duke qenë se gjyqtari është gjithashtu një burrë i bardhë, mund të ngjallen polemika të mos përfshirjes së afro-amerikanëve në procesin gjyqësor, çështje e një rëndësie të lartë kjo për shtetasit amerikanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat