Danyel Smith, ish-kryeredaktore e revistës ‘Vibe’, ka deklaruar se reperi Sean “Diddy” Combs e ka kërcënuar me vdekje për mosmiratimin e fotografive të një kopertine të revistës. Smith thotë se Combs i tha se do ta shihte të vdekur në një bagazh nëse nuk i tregonte fotografitë para publikimit.
Smith ka zbuluar këto detaje në dokumentarin e ardhshëm “Rënia e Diddy”, duke shpjeguar se ishte politika e revistës të mos i tregohej askujt përmbajtja para publikimit.
“Pas xhirimit, z. Combs donte të shihte kopertinat përpara se të publikoheshin. Ishte politikë për ne që të mos ia tregonim kopertinat askujt përpara se të publikoheshin. I thashë që nuk do të bëja përjashtim dhe ai tha se do të më shihte të vdekur në një bagazh nëse nuk do ta bëja", shprehet Danyel Smith.
Pas kërcënimit, Smith tha se kërkoi falje nga Combs përmes avokatit të saj, dhe më pas kuptoi se ai kishte dërguar njerëz për ta frikësuar. Çështja i ngjan akuzave të tjera të bëra ndaj Combs, të cilat përfshijnë përdorimin e shantazhit dhe dhunës për të mbajtur viktimat në heshtje.
Diddy, i cili është aktualisht në paraburgim për akuzat e trafikimit seksual dhe shantazhit, ka mohuar të gjitha akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm. Dokumentari ‘Rënia e Diddy’ do të debutojë më 27 dhe 28 janar në Investigation Discovery dhe Max, duke eksploruar dekada të tëra akuzash për abuzim dhe dhunë. Smith gjithashtu tha Diddy kishte dëtguar njerz në zyrat e Vibe për ta frikësuar për këtë çështje.
“Vetëm kohët e fundit kuptova përmes anëtarëve të stafit në atë kohë se ai në të vërtetë, ditët më parë, kishte ardhur në zyrat e Vibe me dy djem të fortë që më kërkonin mua”, tha ajo.