Ariana Grande është nominuar për një çmim Oscar për aktoren më të mirë në rol dytësor për interpretimin e saj në filmin Wicked, i cili është në garë për 10 çmime . Disa orë pasi u shpallën nominimet, këngëtarja reagoi me një postim në rrjetet sociale për të shprehur mirënjohjen e saj për Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Filmit.
Grande ka postuar një foto nga fëmijëria e saj, si dhe momente nga filmi “Wicked”. Madje, në njërën prej tyre ajo pozon me yllin , Cynthia Erivo, e cila është gjithashtu e nominuar për Oscar.
Këngëtarja e njohur ka shprehur mirënjohjen për nominimin e saj, ndërsa ka falënderuar edhe regjisorin e filmit, John M. Chu, i cili e përfshiu atë në kast.
Në mbishkrimin e postimit të saj, Ariana shkroi: “ Duke ngritur kokën mes të qarash, dua të shpreh një falenderim të madh për Akademinë për këtë njohje të jashtëzakonshme. Nuk mund të ndalem së qari. Ndihem thellësisht e nderuar të ndaj këtë moment me Arin e vogël, e cila u ul duke studiuar Judy Garland duke kënduar “Diku mbi Ylberin”, pak para se të hynte në këtë flluskë të madhe dhe të bukur. Jam shumë krenare për ty, vogëlushe”.