Driloni, fitues i Big Brother VIP Kosova III

Mediale Vip

Driloni, fitues i Big Brother VIP Kosova III

Më: 25 janar 2025 Në ora: 01:22
Driloni

01:56- Driloni, fitues i Big Brother VIP Kosova III

Drilon Rama është shpallur fituesi i Big Brother VIP Kosova III.

Ai u zgjodh si më i votuari i këtij edicioni, duke marrë çmimin e madh, transmeton Klankosova.tv.

Mes emocionesh, ai pranoi këtë çmim, duke e ndarë gëzimin bashkë edhe me miqtë e tij dhe fansat e shumtë që kanë mbushur Klan Arenën.

Si finalistë të dytë dhe të tretë ishin Xheneta dhe Vullneti.

Për të parë këtë moment kulminant të këtij edicioni pas afër 100 ditësh, shiheni videon e mëposhtme:

01:30- Çka thanë Milaim Zeka dhe Olta Gixhari, për eliminimin e Xuxit?! (VIDEO)

Opinionistët e  Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, dhe Olt Gixharri, kanë folur pas eliminimit të Xuxit.

Olta u shpreh se Xuxi ka qenë me gjithë ngjyrat e veta aty brenda dhe shumë i vërtëtë në lojë,  por që sipas saj ai ka luajtur me hove dhe jo në mënyrë të përhershme, transmeton klankosova.tv.

“Por e ka merituar finalen plotësisht”, u shpreh ajo

Ndërkaq Zeka u shpreh se ai ka bërë një lojë fantastike që nga fillimi deri në mbarim të rrugëtimit të tij brenda BBVK3.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:

01:12 –  Sara e para që lë shtëpinë në finale (VIDEO)

Sara Kolami është finalistja e parë që la shtëpinë e ‘Vëllait të Madh’.

Sara nuk arriti të mbërrijë çmimin e madh prej 160 mijë eurove, transmeton Klankosova.tv.

Në garë për çmimin e madh vazhdojnë të jenë Driloni, Xheneta, Vullneti dhe Xuxi.

Por, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun më poshtë.

 

00:57- Mbyllet televotimi i fundit për këtë edicion në Big Brother VIP Kosova 3

Eshtë mbyllur zyrtarisht televotimi e fundit për këtë edicion të Big Brother VIP Kosova.

Për pak çaste do të kuptohet se si është renditja e pesë finalistëve, njofton Klankosova.tv.

Për t’i parë këto momente, klikoni në videon më poshtë:

 

00:57- “Mos kaj se po dukesh mirë”, pos babait Drilonit i vijnë në vizitë edhe nëna e motra

Një surprizë sfiduese ishte për të.

Driloni kaloi disa sfida që i ka me fobitë e tij me insektet dhe arriti ta takojë babain e tij, me të cilin garoi në boks dhe ia theu rekordin.

E, pos babait, finalistit i erdhën në vizitë edhe nëna e motra, transmeton Klankosova.tv.

“Mos kaj se po dukesh mirë” i tha Driloni nënës së tij, derisa e përqafonte.

Kur brenda hyrën nëna dhe motra, me shaka Driloni tha se po i mbyll dyert se mos po iu hyn ndonjë insekt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat